Arzu vret Kajan dhe kthehet në shtëpi gjallë, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Arzu bën sikur digjet me çaj. Kaja shkon ta ndihmojë por Arzu i gjuan me karrige prapa kokës. Arzu i ngul thikën në zemër Kajas. Mahir i jep Melisës lajmin e vdekjes së Arzus. Ajo tronditet dhe nuk mund ta besojë. Melisa bie në gjunjë duke qarë.

Ajo kalon në krizë nervore dhe shkatërron shtëpinë. Ozlem i jep Nilgynit dhe Xhengizit lajmin e vdekjes së Arzus. Lajmin e mësojnë edhe Selim dhe Xhenet. Ata shkojnë në shtëpinë e Melisës. Doktori i bën qetësues Melisës.

Xhenet i qëndron pranë. Xhenet shkon në shtëpi duke qarë dhe i tregon Mukadezi dhe Sunës që Arzu ka vdekur. Melisën e kapin sërish krizat nervore dhe kërkon të ëmën. Arzu shfaqet në derë dhe i habit të gjithë.

Melisa përqafon Arzun. Selim njofton Xhenetin se Arzu është gjallë. Xhenet qan me lot gëzimi. Ajo i dërgon mesazh falje Kajas. Melisa fajëson veten që Arzu tentoi vetëvrasjen. Arzu i thotë se nuk kishte arsye për të jetuar pasi e humbi atë.

Melisa i kërkon falje Arzus. Arzu i tregon Melisës që ishte e detyruar ta braktiste Xhenetin dhe i ka lënë asaj një letër ku i tregon të vërtetën. Ozlem njofton Nilgynin dhe Xhengizin se Arzu është gjallë. Selim i thotë Nilgynit se nuk mund të heshtë më.

Ai i tregon Ozlemit fotot e vdekjes së Rëzait. Ozlem tronditet. Asaj i fillojnë dhimbjet dhe ka frikën e dështimit të fëmijës. Ozlem dhe Nilgyn nisen për në spital. Sema dyshon tek vetëvrasja e Arzus dhe mendon se ishte një lojë.

Xhengiz merr në telefon Arzun dhe i kërkon ndihmë. Arzu tronditet kur dëgjon zërin e Xhengizit. Ajo shkon në shtëpinë e Xhengizit dhe i tregon që Kaja vdiq. Papritur Kaja shfaqet para tyre. /revistawho