FOTO/ Vdes sportisti i njohur shqiptar, ish-finalist në...

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Skender Sahiti, një prej portierëve dhe hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova.

Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi Borac nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979 dhe ka vazhduar aventurën e tij si hendbollist në klube të ndryshme nga Jugosllavia.

Sahiti ka përfunduar karrierën në ligën elitare të Italisë ku punoi si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit.