Deputetja e LSI: Pasi nuk i mposhti studentët me kërcënime e mashtrime, Rama nxjerr ministren e tij të gënjejë publikisht

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmeti, i ka cilësuar deklarata e fundit të bëra ministrja e e Energjetikës dhe Infrastrukutrës, Belind a Balluku, se paratë që ishin parashikuar për aksin Kashar-Thumanë do të shkojnë për Universitetin, si një tjetër lëvizje mashtruese të Edi Ramës për të shuar protestën studentore.

Në deklaratën për mediat Mehmetjaj theksoi se Rama pasi nuk arriti të mposhtë studentët me kërcënime dhe shantazhe tani kërkon ti mposhtë me mashtrime.

Ja deklarata e Kejdi Mehmetit:

Pas tratativave të vazhdueshme të dështuara të Edi Ramës për të shuar protestën e studentëve me kërcënime, presione dhe lojëra brenda fakulteteve, sot tenton ta shuajë atë nëpërmjet zotimeve dhe premtimeve të gënjeshtra.

Ndërkohë që kërcënon profesorët dhe vendos studentë falso për të krijuar konflikt me studentët e ngujuar,  Edi Rama nxjerr me zë e figurë një nga ministat e tij për të gënjyer publikisht qytetarët shqiptarë.

Sot u pretendua nga ministrja e Infrastrukturës se po anulohet PPP-ja e rrugës Thumanë-Kashar dhe se fondi i dedikuar për këtë rrugë do të shkojë për realizimin e Paktit për Universitetin. Ajo që nuk tha sot Ministria është e vërteta pas kësaj deklarate.

Termat për PPP-në e kësaj rruge ende nuk janë miratuar, marrëveshja ende nuk është nën shkruar dhe përtej kësaj asnjë lek nuk është parashikuar në Buxhetin e Shtetit dedikuar ndërtimit të kësaj rruge.

E thënë më qartë, kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës, i cili mendon se mund të manipuloj opinionin publik me deklarata mbi para, të cilat nuk egzistojnë askund. Pra vazhdojnë të jenë zero para dedikuar ose shtuar Buxhetin për Arsimin për të realizuar kërkesat e studentëve.

Kryeministri bashkë me vasalët e tij, ta kenë të qartë që asnjë kërcënim dhe asnjë premtim i gënjeshtërt nuk do të zhbëjë protestën e studentëve. Përkundrazi ata sot, ndër të tjera, publikisht duhet të përgjigjen për përgjegjësin ligjore që mbajnë mbi shkeljet dhe abuzimet që prej disa kohësh bëhen publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të cilat ne si Grup Parlamentar kemi kërkuar llogari edhe në interpelanca dhe seanca pyetjesh në Parlament.

Ka vetëm një mundësi për të realizuar kërkesat e studentëve:

Rritja e Buxhetit për Arsimin në 5% nëpërmjet një vendimi që mund të merret vetëm nga Parlamenti dhe asnjë deklaratë e gënjeshtërt e Kryeministrit apo ministrave të tij dhe ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Larte sipas oponencës së studentëve dhe pedagogëve.

Paratë e nevojshme për realizimin e kërkesave të studentëve dhe rikthimin në identitet të arsimit shqiptar, Edi Rama ti nxjerrë nga tenderat dhe koncesionet korruptive. Nga koncesionet në shëndetësi, nga PPP-të e rrugëve,nga afera e rëndë korruptive prej 40 milionë eurosh me Unazën e Re. Nga fondi i luksit që Kryeministri e përdor për chartera, makina luksoze dhe kolltuqe të rehatshme.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur në axhendën e Parlamentit disa akte ligjore që zgjidhin situatën. Prej vitesh flenë në pluhurat e zyrave të Kuvendit amendimet që ne  kemi propozuar për Koncesionet, po ashtu si amendimi për të dyfishuar buxhetin dedikuar arsimit, të cilat ne e kemi dorëzuar që në ditën e tetë të protestës së studentëve.

Me të vendosur dhe bashkuar se kurrë studentët qëndrojnë përpara kësaj qeverie të rënë me 8 kërkesat e tyre dhe sot ata nuk janë vetëm. Janë me të gjithë qytetarët shqiptarë  dhe me opozitën që do të luftojë deri në fund për kërkesat e tyre. Faleminderit!