FOTO/ Luana Vjollca shfaqet pa pikë grimi por fansat kapin detajin e çuditshëm

Të jesh pjesë e ekranit ku të gjithë sytë janë drejt teje është e nevojshme që të dukesh në prefeksion dhe për këtë të vjen në ndihmë make up.

Një nga vajzat që shfaqet gjithmonë e kuruar jo vetëm në ekran po edhe në foto që poston është moderatorja Luana Vjollca.

Por ditën e djeshme moderatorja me anë të një video shfaqet pa krem pudër, pa vetulla të plotësuara pa buzëkuq apo qërpikë të gjatë duke treguar se si është ajo thjeshtë ‘ujë dhe sapun’.

“E dielë e lumtur, më në fund pushim dhe pa pikë grimi”, shkruan moderatorja. 

Luana mori shumë komplimente nga fansat të cilët i thonin se është e vetmja që guxon dhe poston video pa grim, por sigurisht që nuk mund të mungonin edhe kritikët.

Disa prej tyre kanë vënë re se vetullat e moderatores janë pak të shkurtra dhe nuk kanë hezituar t’i komentojnë.