Ndeshje e ‘çmendur’ në Serie A, 6 gola për 1 pikë

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar sot në kampionatin italian mes Fiorentinës dhe Sampdorias, e cila ka përfunduar 3-3.

Ishte e para Fiorentina e cila shënoi me anë të Muriel në minutën e 34-të.

Me një supergol në fundin e pjesës së parë Gaston Ramirez nga një faull jashtë zone, ka barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm dhe sërish kolumbiani Muriel, në të 70-tën shënoi pas një asisti të Chiesës.

Në ato momente Quagliarela mori situatën në dorëzim dhe me dy gola në minutat 81 dhe 85, kaloi Sampdorian në avantazh.

Por Pexela kishte një mendim tjetër, që ndeshja të mbaronte në barazim dhe me një gol në minutën e dytë të shtesës i dha të dyja ekipeve nga një pikë në këtë ndeshje të çmendur.

Duhet theksuar se Fiorentina luajti me 10 lojtarë që në minutën e 39-të, pas daljes me karton të kuq të Fernandez.

Në barazim mbaroi dhe ndeshja tjetër që u luajt në orën 15:00 mes Spal dhe Bolognas, 1-1.