Bixhoz me dashurinë/ Familja Oberoi zbulon beben, ja ç’do ndodhë këtë javë

Vajzat bëhen kurioze çfarë fshehin djemtë në dhomë dhe vendosin ta zbulojnë.

Natën ato futen në dhomën e djemve teksa ata janë fjetur. Vajzat zbulojnë se djemtë po mbajnë një bebe. Ata i tregojnë të vërtetën që bebja mund të jetë i njërit prej tyre.

Anika u tregon se fëmija është vajzë. Familja zbulon sekretin e djemve. Djemtë refuzojnë që bebes t’i bëhet testi i ADN dhe thonë se fëmija është i të treve.

Texh dhe Zvetlana kërcënojnë Xhanvin me jetë. Zvetlana i thotë Xhanvit se Texh kërkon ta vrasë.

Ragni dhe vëllai i saj inskenojnë një incident para syve të Shivait. Shivai shpëton Ragnin. Anika dhe Bavja zbulojnë planin e Ragnit. Djemtë vendosin ta quajnë beben Pari. Disa banditë kërkojnë të rrëmbejnë beben.

Çiftet Oberoi e mbrojnë beben me jetën e tyre. Mamaja e bebes vjen ta marrë atë. Çiftet Oberoi mërziten shumë pasi ishin mësuar me të./revistawho.