Menduam se u rikthye me Jennifer Aniston, Brad Pitt lidhet me këtë aktore

Thuhet se çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë, por kjo nuk mund të thuhet në rastin e ish çiftit të bashkëshortëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Në media divorci i tyre komentohet ende jashtëzakonisht, edhe pse Jolie dhe Pitt janë ndarë përpara dy vitesh. Të dy ata u përfolën për një luftë të ashpër në gjyq në lidhje me kujdestarinë dhe të drejtat e fëmijëve. Por jo vetëm kaq.

Internet filloi të gumëzhinte pas ndarjes së tyre dhe filloi të flitej për një rikthim të mundshëm mes Brad dhe Jennifer Aniston. Edhe ylli i serialit Friends më herët atë vit i kishte dhënë fund martesës me bashkëshortin Justin Theroux. Dhe vërtetë, ndoshta ndikuar edhe nga komentet për një farë kohë dyshja u pa duke u shoqëruar së bashku. Ata e bënë të qartë se me njëri tjetrin ishin vetëm miq, por kjo nuk i ndali spekulimet.

Së fundmi Pitt është parë në shoqërinë e një tjetër aktoreje tepër të njohur. “The Sun” ka zbuluar se ai dhe Charlize Theron janë në një lidhje. Çifti është parë duke kaluar kohë së bashku në festën e filmit “Roma” në 12 janar. Sipas burimeve, të dy ata kanë filluar të kalojnë shumë kohë së bashku gjatë periudhës së Krishtlindjes. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e aktorit, aty ka ndryshuar edhe marrëdhënia e tyre.