Habit futbollisti shqiptar: Është i martuar, por i vjen keq që nuk e ngacmojnë

I ftuar këtë të shtunë në ‘Thumb’ ishte i ftuar ish futbollisti dhe analisti i njohur sportiv Redi Jupi ku përpos anës profesionale,Redi ka folur dhe për jetën private.

Ish futbollisti është babai i tre fëmijëve të mrekullueshëm 2 djemvë dhe një vajze.

Megjithatë ai foli troç në emisionin kur ishte i ftuar përsa i përket ngacmimeve me femrat.

I ngacmuar nga moderatorja nëse e ka ngacmuar ndonjëherë ndonjë vajzë në club, Redi është treguar mjaft i sinqertë në përgjigjen e tij:

“Jo të them të vërtetën nuk më ka ndodhur dhe më vjen keq për këtë. As jasht vendit sepse andej është edhe më keq. Kur shikon ndonjë femër që të shikon është një vetëkonfirmim që ajo po të sheh sepse i pëlqen dhe këtu mbaron muhabeti”, u shpreh ish-futbollisti.