Butrint Imeri uron Kiara Titon për ditëlindje dhe zbulon si e thërret me përkëdheli, koment i cili mori qindra pëlqime

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dyshja më e përfolur në showbiz-in shqiptar.

Prej muajsh Butrint Imeri ka qënë në fokusin e mediave rozë për lidhjen tij me moderatoren Kiara Tito, por asnjëherë s’ka patur gjë zyrtare sepse ata nuk e kanë pranuar romancën mes tyre dhe pse janë publikuar dhe foto ‘paparazzi’, ku Butrinti dhe Kiara shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ditë më parë moderatorja bukuroshe festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë moderatorja postoi një foto nga fëmijëria dhe i bëri një urim vetes.

’Sot dua të falenderoj Zotin që më dha dhe një vit tjetër në jetën time.Duke u rritur, por ndihem fëmijë brenda vetes’ shkruante moderatorja.

Në foton e publikuar Kiara mori shumë komente po ai që ra në sy ishte, komenti i Butrint Imerit.

Sapo komentoi Butrinti rrjeti u 'çmend' dhe në komentet e Kiarës, ai u bë më i pëlqyeri.

'Urime Tito' shkruan këngëtari, ku na zbuloi se ai e thërret kështu Kiarën dhe jo në emër, çka bëri që nisën dhe thashethemet se dyshja nuk është ndarë.