Vendimi i fortë i PD: Të krijohet qeveri kalimtare për përgatitjen e zgjedhjeve

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mbledhur sot ka marrë dy vendime të rëndësishme, njeri prej të cilësve ka të bëjë me krijimin e një qeverie kalimtare.

Vendimi parë: Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i dytë: Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare, me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.