Basha: Nuk ofroj mrekulli por normalitet! Politikanët hajdutë, gënjeshtare, arrogantë.. para drejtësisë

Lideri demokrat Basha deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD se shqiptarët duan normalitet, ku njerëzit të jetojnë të qetë e të sigurt.

Ai ka ironizuar Ramën i cili thotë se  “Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra”.

“Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cilat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante”, theksoi Basha.

Udhëheqësi i opozitës deklaroi se “këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.

“Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt. Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat.

Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë. Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër. Duan thjesht mundësi. Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre.

Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse. Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cilat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.

Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.”