FOTO/ Edhe Presidenti luan me dëborë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po e kalon këtë të shtunë në malin e Dajtit, në dëborë.

Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me një vogëlushe, që  me sa duket e quan plakun e dëborës pas saj, "Olaf:, personazh i njohur i filmit për fëmijë.

"Mirëdita miq! - shkruan Meta në Fb. - Bashkë me Tean dhe Olafin prej dëbore ju përshëndesim nga mali i Dajtit.".