FOTO/ Ngjarje e rëndë, vrau gruan, ekzekutoi avokaten, ‘i jep fund’ edhe vetes. Emri

Një burrë, i dënuar për vrasjen e gruas së tij, i ka dhënë fund jetës pasi vrau avokaten mbrojtëse me të cilën kishte lidhje dashurie.

Jose Javier Salvador Calvo i dha fund jetës të premten (18 janar) duke u hedhur nga një urë në qytetin lindor të Teruelit, kur policia u përball me të.

Ngjarja e rëndë tronditi Spanjën, duke nxitur debat mbi ligjet mbi dhunën në familje.

Jose Javier Salvador Calvo qëlloi për vdekje gruan e tij, Patricia Maurel Conte, 29 vjeç, në maj të vitit 2013 në rajonin verilindor të Spanjës, Aragon.

Pasi u lirua në vitin 2017, vrasësi nisi një lidhje me Rebeca Santamalia Cancer, 47 vjeç, avokatja që e mbrojti në gjyq.

Policia gjeti avokaten të vrarë në shtëpinë e Salvador Calvo në kryeqytetin rajonal të Aragonit, Zaragoza, rreth orës lokale 04:00 të premten.

Burri 50-vjeçar e raportoi avokaten të zhdukur.

Pak pas mesnatën së të premtes, vrasësi u hodh nga një urë në Teruel pasi u gjet nga një patrullë policie.

Dhuna gjinore në Spanjë

Vitin e kaluar u vranë 47 gra, katër prej tyre në Aragon, nga dhuna gjinore. Vrasja e mësueses Laura Luelmo, 26 vjeç, muajin e kaluar në Andaluzia shkaktoi një valë revoltimi në vend. Trupi i saj, pjesërisht i zhveshur, u gjet pranë një fshati pas pesë ditësh kërkimesh.

Një burrë pranoi se e vrau pasi u përpoq ta përdhunonte mësuesen.

Vrasësi i vetëdeklaruar, 50 vjeçari Bernardo Montoya, ka qenë më parë në burg i dënuar për vrasjen e një gruaje më 1995.