Hasa: Rama njëlloj si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti demokrat, Endri Hasa, ka komentuar dekretimin e kryeministrit Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm.

Hasa tha se Rama po bën atë që bëri vet5ë Enver Hoxha në diktaturë, duke u bërë edhe kryeministër edhe ministër. Sipas tij kjo është e njëjta sjellje diktatoriale.

‘Për herë të parë në pluralizëm një kryeministër bëhet edhe ministër i jashtëm. Kjo gjë ka ndodhur vetëm kur ishte komunizmi, kohë kur Enveri ishte he kryeministër dhe ministër i jashtëm. Edi Rama po na kthen sot tek ai njeri që e dhunoi këtë popull për 50 vjet. Patjetër që kjo ishte një e premtja e zezë’, deklaroi Hasa.