Milan arrin marrëveshjen me sulmuesin, ja negociatat e transferimit

Krzysztof Piatek ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te Milani.

Lojtari i ka thënë “po” të madhe klubit kuqezi ndërsa tashmë leonardo duhet të negociojë me klubin e Genoas që zotëron kartonin e lojtarit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi polak është gati të vendosë penën në letër për një kontratë 5-vjeçare me “Rosonerët”.

Kuqezinjtë e vlerësojnë polakun në 40 milionë euro por gjithashtu janë përgatitur për një huazim me të drejt blerje në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, La Gazzetta paralajmëron se Grifone janë ‘duke kërkuar siguri’ se ata do të shpërblehen, kështu që rosonerët mund ta huazojnë atë për 10 milionë euro dhe të paguajnë më pas  30 milionë me të përfunduar të sezonit.