Skënderbeu bën ‘afrimin’ e radhës, nënshkruan me këtë lojtar

Skënderbeu është prekur nga kriza e dëmtimeve. Trajnerit Shehi i duhet të bëj pa Bregun, Demte dhe së fundmi, Bruno Lulaj. Mbrojtësi do t’i duhet të qëndrojë 1 muaj jashtë, duke u stërvitur veçmas grupit.

Goditja që mori në këmbë duket se ka qenë më i rëndë nga se pritej dhe Lulaj është mungesa e radhës që Orges Shehit i shtohet për ndeshjen e parë të vitit kundër Partizanit. 

Megjithatë Shehi ka gjetur një zgjidhje duke afruar në ekip të parë, Kosta Vangjelin. 19-vjeçari vjen nga ekipi i të rinjve korçarë. Më poshtë edhe njoftimi i klubit:

“Kosta Vangjeli, lojtar i ekipit U19 ka marrë ftesën nga trajneri Orges Shehi dhe është grumbulluar me ekipin e parë në kuadër të 2 takimeve të radhës.

18-vjeçari pritet të aktivizohet në testin miqësor ndaj Teutës dhe ndaj Besëlidhjes për Kupën e Shqipërisë.”