Klubi nga Serie A kërkon transfertën e bujshme të Barcelonës

Pas dështimit të tentativave verën e kaluar, Roma është e bindur se mund të transferojë Malcomin nga Barcelona.

Skuadra italiane tani dëshiron ta marrë sërish atë, pasi Malcom ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou”, shkruan SYRI.net.

Drejtues të klubit të romës kanë nisur negociatat e marrëveshjes me Barcelonën që zotëron kartonin e  brazilianit 21-vjeçar.

Skuadra italiane ishte refuzuar nga braziliani në verën e kaluar, por kryeqytetasit italianë nuk heqin dorë nga transferimi i tij.

Roma kishte arritur marrëveshje me Bordeaux, ndërsa lojtari ishte duke pritur në aeroport për t’i kompletuar testet mjekësore, por që Barcelona hyri në momentet e fundit në garë, duke i ndërruar fluturimin lojtarit.