VIDEO/ Krokodili tmerron pushuesit në plazh

Turistët në një plazh në Kolumbi janë tmerruar kur panë parë duke ecur në plazh një krokodil gjigand. Ata nisën të iknin me vrap ndërsa një krokodil i madh hyri në plazh dhe nisi të ecte në breg.

Video e filmuar tregon zvarranikun që ecën në plazh në Parkun Kombëtar Natyror Tayrona në Santa Marta.

Zyrtarët e parkut kombëtar i kujtuan plazhistëve se parku u krijua për të mbrojtur kafshët e egra dhe prania e krokodilit ishte në fakt një shenjë pozitive.

Megjithatë, rojet evakuan plazhin për të shpëtuar krokodilin nga shikimi i pushuesve.

Videoja u bë virale në rrjet.