Moti sot dhe nesër, Ballkani nën rrymat e ftohat kontinentale
Ballkani po vazhdon të jetë në aktitvitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta kontinentale të cilat do të mbajnë mot të ftohtë në vendin tonë dhe Kosovë .
E Mërkurë 16 Janar 2019Dita e Mërkurë dt 16 Janar 2019 moti do të mbetet i ftohtë , me diell dhe prani të vranësirave në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje të lehtë në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -14/2°C
Zonat e ulëta -6/11°C
Zonat bregdetare -1/12°C
E Mërkruë 17 Janar 2019
Kosova për ditën e Mërkurë dt 17 Janar 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -11°C në mëngjes deri në 5°C gradë Celcius në mesditë.
E Enjte 17 Janar 2019
Dita Enjte dt 17 Janar 2019 moti do të me kthjellime dhe prani të vranësirave deri në mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -6/4°C
Zonat e ulëta 3/14°C
Zonat bregdetare 5/15°C
RTSH, meteorologe Rezarta Xhakollari