Icardit i sos durimi me Interin: Ju nuk keni lënë asnjë datë për...

Muro Icardi është në qendër të vëmendjes për shkak se po përflitet largimi i tij nga Interi.

Sulmuesi i shumëkërkuar nga ekipet europiane nuk do të largohet nga Interi dhe për këtë kërkon një garanci financiare nga klubi, pra një rritje rroge.

Marota dhe Auzilio kanë shtyrë ditët për një takim të mundshëm mes palëve për të biseduar rreth rinovimit të kontratës.

Kështu Ikardi duket se ka humbur durimin dhe kërkon me patjetër një takim. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ai ka shkruar: “Çfarë “Ikar-day”, ju nuk keni lënë asnjë datë për këtë”.

Kujtojmë që menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara, prej kohësh po lobon për një rritje rroge duke kërcënuar për një largim nga Interi.