ZYRTARE/ Cikalleshi prish kontratën me klubin turk, e ardhmja në udhëkryq

Sokol Cikalleshi ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e  Goztepes.

Sulmuesi kavajas, i cili ishte i huazuar nga skuadra e Osmanlisporit, duket se nuk ka bindur drejtuesit e klubit të Superligës turke.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Goztepe në “Facebook” që shkruan:

“Si rezultat i bisedimeve me Sokol Cikalleshin, i cili u bashkua me stafin tonë në fillim të sezonit, kontrata e huazimit u ndërpre. Falënderojmë Cikalleshin për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij”.