Presidenti i klubit të ri entuziast për ardhjen e Sadikut: Është më i mirë se lojtarët që kemi

Presidenti i Luganos, Angelo Renzeti, ka reaguar pas daljes së lajmit se Armando Sadiku do të huazohet tek ekipi i tij, për gjysmën e mbetur të sezonit, nga spanjollët e Levantes.

“Si është Sadiku? Më mirë se lojtarët që kemi aktualisht në ekip”, është shprehur presidenti i Luganos në momentin që shqiptari ka kryer testet mjekësore.

Por, nga ana tjetër, presidenti i skuadrës zvicerane, me gjithë konfirmimet që vijnë, ka ngritur ende dyshime për transferimin.

“Nevojitet të bëjmë largime në skuadër që t’i bëjmë vend. Bëhet fjalë edhe për një vend nga ana financiare”, ka vijuar presidenti Renzeti.