Berat Buzhala, Batonit/ Me dy emrat kosovar, Rama po minon qeverinë e Kosovës

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në “Opinion” përballë Baton Haxhisë ka shtjelluar arsyen se pse Rama po propozon dy emra nga Kosova për ministra në Shqipëri.

Sipas Buzhalës Rama po zgjedh dy emra nga Kosova për ministra për ta minuar qeverinë e Kosovës dhe për ta zhbërë de fakto shtetin e Kosovës duke vendosur të flasë në emër të Kosovës kur kosovarët kanë qeverinë e tyre.