Gjuha shqipe nga sot, bëhet zyrtare në Maqedoni
Gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni, edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov.
Lajmi është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me anë të një postimi në “Facebook”.
“Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.
Tashmë, ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.