Piatek mes Milanit dhe Real Madridit

Për sulmuesin polak të Genoas, Piatek, janë vënë në garë disa klube italiane dhe europiane, me kampionët e Europës, Realin e Madridit, që i është shtuar listës së pretendentëve së fundi.

Por duket se vetë sulmuesi polak preferon një transferim te Milani, pasi skuadra kuqezi është e vetmja që i ofron një fanellë titullari dhe një rol mjaft të rëndësishëm në projektin e ringritjes së klubit.

Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të blejnë Higuainin në fund të sezonit, pasi edhe vetë sulmuesi argjentinas nuk duket entuziast për qëndrimin e tij në Milano, ndaj shohin pikërisht Piatek si sulmuesin për t’i besuar peshën e repartit.

Megjithatë pengesa e vetme e Milanit është se nuk mund të paguajë menjëherë kartonin e polakut, ndaj do të kërkojë një huazim me të drejtë blerjeje në verën e vitit 2020.

Ky lloj operacioni do t’i jepte frymëmarrje në merkato Leonardos, por tashmë “topi” është në duart e presidentin të Genoas, Enrico Preziosi, i cili para se të vendosë, po pret një ofertë konkrete nga Reali, që mund të paguajë menjëherë.