Jordi Alba reagon në këtë mënyrë kur pyetet për krahasimin Vinicius-Messi

Vinicius JR, një nga lojtarët më premtues në futboll dhe Lionel Messi, një nga më të mirët në histori janë dy emrat që po krahasohen në Madrid.

Messi mbrëmë ka shënuar një gol në fitoren 3-0 të Barçës ndaj Eibar, duke shënuar kështu golin e 400-të në La Liga, duke u bërë kështu lojtari i parë që prek këtë shifër.

Vinicius në anën tjetër mezi po bën një vend në formacionin e parë të Santiago Solarit.

Gjithsesi, duket se braziliani ka arritur që të paktën në Madrid të krahasohet me të madhin Messi.

Por, për këtë gjë është pyetur edhe Jordi Alba, reagimi i të cilit lë shumë të kuptohet.

Gazetari e pyeti mbrojtësin e majtë të Barçës se çfarë mendon për krahasimin Vinicius-Messi që po bëhet në Madrid?

Përgjigja e Jordi Alba ishte epike. “Natën e mirë”, ishin fjalët e futbollistit të Barcelonës.

Jordi Alba është një nga lojtarët me të cilët argjentinasi Messi kuptohet më së miri, dhe spanjolli njeh për mrekulli aftësitë e shokut të skuadrës së tij.

Përkundër talentit të madh të Vinicius, është ende herët që ai të krahasohet me 10-shin argjentinas.