Finalja e Superkupës me Juventusin, ndeshja e fundit e Higuain me Milanin

Tashmë zgjedhja është bërë dhe pritet vetëm konfirmimi. Higuain kundër Juventisit, të mërkurën do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Milanin.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercato.web”, argjentinasi do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve.

Problemi i vetëm i tij është që të ta thotë duke u larguar me një trofe, pra si fitimtar dhe jo si një humbës.

Chelsea dhe trajneri i saj Maurizio Sarri, e kanë lojtarin në qendër të projektit të tyre.

Moratta duket se është shumë pranë largimit, pasi pritet oferta më e mirë dhe do të lërë klubin gjatë këtij muaj, kështu londinezët do të hidhen në sulm për Higuain, i cili preferon të bashkëpunojë me ish-trajnerin e tij te Napoli.