Vetëemërimi i Ramës Ministër i Jashtëm, urrejtje për PS

Vendimi i sotëm i Edi Ramës që përveç postit të kryeministrit të marrë edhe atë të Ministrit të jashtëm, i vuri përfundimisht vulën e urrejtjes që ka ai ndaj Partisë Socialiste.

Që prej zgjedhjes si kryetar i PS-së në vitin 2005-së, rama bëri gjithçka për tsa shkatërruar këtë forcë politike, duke afruar në këtë parti njerëz pa integritet dhe pamoral, por vulën ja vuri në vitin 2013-të duke i ndryshuar emrin në Rilindje.

Por urrejtja e Ramës për PS vijoi edhe më tutje, ku vetëm pak kohë para vitit të Ri ai shkarkoi të gjithë ministrat politikë dhe në vend të tyre emëroi disa persona anonimë dhe pa asnjë ditë karrierë në PS.

Ndërkohë që sot Rama vendosi veton edhe në qeveri, duke treguar se si PS ashtu dhe qeveria, janë pronë e tij familjare.