Shifrat dhe statistikat/ Ky është sezonin më i mirë i Messit

Edhe pse tani është 31-vjeç dhe u vlerësua si lojtari i pestë më i mirë i vitit në garën për “Topin e Artë”, Lionel Messi ka arritur rekorde më të mira këtë sezon.

Argjentinasi ka mesataren më të mirë në karrierën e tij sa i përket ndikimit në lojë brenda 90 minutave, përmes asisteve dhe golave të shënuar, duke i përjashtuar këtu golat nga pika e penalltisë.

Messi, pas golit të shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij.

Argjentinasi kishte thyer rekordin për më shumë gola në këtë ligë para disa kohëve.

Edhe pse Messi u rendit në vendin e pestë në garën për “Topin e Artë” këtë vit, me të cilin u shpërblye Luka Modric, shumë persona mendojnë se argjentinasi mbetet lojtari më i mirë në futboll.

Statistikat e Messit këtë sezon mbështesin këtë pretendim të tifozëve të tij, pasi ylli argjentinas ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka dhuruar 11 asiste në vetëm 17 paraqitje në La Liga këtë sezon.