Shpat Kasapi në hall, hakerët e sulmojnë dy herë

Shpat Kasapin nuk po e lënë të qetë hakerët.

Këngëtari është përballur sërish me diçka të pakëndshme dhe bëhet fjalë për hakimin e llogarisë së tij në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarit i hakohen llogaritë nëpër rrjete sociale, dhe duke qenë se Instagramin e ka kthyer dhe atë Facebook nuk ka arritur që ta kthej sërish njoftoj së fundmi se e ka hapur një të ri.

Shpati i ka ftuar fansat, që ta ndjekin në llogarinë e tij më të re në Facebook.