‘Ma hiq këtë m.. aman!’, plas 'sherri' për foton e Enver Hoxhës!

Ish-zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi ka publikuar në profilin e saj në rrjete sociale një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por duket se kjo foto ka shkaktuar reagim nga ndjekësit e saj në Instagram dhe një prej tyre është edhe përgjegjësi i sektorit të marketingut në FSHF, Gazmend Malo.

“Ma hiq këtë m.. aman”,-i shkruan Malo ish-zëdhënëses. Ndërkohë përgjigjia e Dervishit ka qenë se nuk e heq foton pasi e ka pasur gjyshen e saj sekretare partie. “Gazmend more, e kam pas gjyshen sekretare, nuk e heq…”,-përfundon Dervishi.