U-17/ Kuqezinjtë munden nga Anglia në debutimin e trajnerit Elvin Beqiri

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka nisur turneun miqësor me humbje nga 17-vjeçarët e Anglisë.

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0-2, me golat e shënuar nga Lusala që në minutën e dytë dhe nga Delap në të 70-tën.

Trajneri Beqiri e ka nisur kështu me humbje aventurën e tij të re në krye të stolit të 17-vjeçarëve.

Ndeshja e ardhshme  e Shqipërisë do të luhet nesër në orën 12:00 ndaj organizatorëve të Turqisë.

Kombëtarja turke ka mundur sot Moldavinë me rezultatin e thellë 4-0.

Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C).