Studentët- Edi Ramës: Bujrum, por duhet të hysh nga dritarja!

Në ditën e pestë të strategjisë së re të studentëve me protestën e tyre, duke u ngujuar brenda auditorëve, duket se qeveria pasi dështoi me kërcënimin dhe reprezaljen policore, ka zgjedhur që të fusë si ‘kalë troje’ përfaqësuesit e saj brenda fakulteteve.

Kryeministri, Edi Rama, ka urdhëruar që duke nisur që nga dita e sotme pranë çdo sekretarie në çdo universitet, do të instalohen dy përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, për tu shpjeguar studentëve vendimet që ka marrë qeveria për kërkesat e tyre.

Por përgjigjja e përfaqësive të 7 fakulteteve që tashmë kanë ‘pushtuar’ auditoret 24 në 24 orë, ka qenë e prerë dhe e panegociueshme;

‘Përfaqësuesit e qeverisë dhe të Edi Ramës mirë se të vijnë, por ju duhet që të futen nëpër fakultete nga dritarja, sepse dyert e universiteteve janë të kyçura për ata’.