VIDEO/ 'Në të gjitha gjuhët flas, kur me dhemb shpirti, shqip bërtas!'

Studentët e Fakultetit Filologjik, të Ekonomisë dhe të Gjuhëve të  Huaja vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe ngujimin brenda dyerve të fakulteteve.

Ata kërkojnë me këmbëngulje, plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Por, çfarë thonë studentët?

Gazetari Ermal Rizaj sjell fotot nga ambientet e fakulteteve, ku janë ngjitur pankarta, që përcjellin mesazhet për qeverinë, qytetarët dhe shokët që nuk i janë bashkuar protestës.

/ar.sh/SYRI.net