Vrasje e trefishtë në Tiranë: Dhëndri vret vjehrrin e vjehrrën dhe në fund, edhe veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë rreth orës 7:30  Dhëndrri i shtëpisë ka ekzekutuar me armë, vjehrrin, vjehrrën dhe në fund, edhe veten e tij.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër brenda familjes, por një debat ka ndodhur para vrasjes midis dhëndrit dhe prindërve të së shoqes. dhëndri është gjetur nga Policia me pistoletë në dorë.

Makina të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes në rrugën "Kristaq Mone" pranë sheshit "Shqiponja". Hetuesit po mbledhin provat dhe po kërkohen dëshmitarë.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë e këtij lloji brenda familjes me protagonist dhëndrin: javën e shkuar në Ballsh, dhëndri Gazmend Musta vrau gruan e tij Gentiana Çaushaj, me të cilën kishte dy fëmijë të mitur dhe kunatën e tij, 18-vjeçare, Milisa Çaushaj. Shkak kishte qenë debati që ai kishte me vjehrrin e tij.