Deklaratë e studentëve të ngujuar: Nëse mendoni që jemi partiakë, në djall vafshi!

Rreth 50 studentë të ngujuar brenda Fakultetit Ekonomik të kanë dhënë një deklaratë për mediat. Ata kanë theksuar në deklaratën e tyre se do të vazhdojnë protestën e tyre, pavarësisht sulmeve që iu bëhen.

Deklarata e lexuar nga një vajzë nisi me shprehjen “Nëse mendoni që jemi  partiakë, në djall vafshi!”.

"Gjithmonë kemi besuar për lirinë e mendimit dhe një të ardhme më të mirë, - tha studentja. -  Jemi bërë popull pa shtyllë kurrizore në mendim, me mungesë ndërgjegje në llumin e të pamoralshmes.

Pas një muaji, janari duhet të na gjente më me dinjitet.ambientet tona nuk janë në gjendje funksionale, janë ende të ftohta. E vetmja gjë që kemi është infrastrukura e mendimit idealist.

Qëllimi ynë nuk ishte rrëzimi i partive, as i qeverive. Kemi dëgjuar lloj lloj sulmesh. Ne ju themi: Në shkollë kemi prezencën idealiste të shumicës. Ju lutem, mjaft na përballtët sepse dielli i shpresës do të shkelqejë. Të gjithë duam arsim. Nëse shihni atë që ne shohim, nëse ndieni atë që ne ndiejmë, le të qëndrojmë të bashkuar!”