VIDEO-FOTO/ U akuzua se po u shpërndante para studentëve, pedagogia Kuçana tregon si qëndron e vërteta
Sonte në darkë tek gazeta Tema është publikuar një lajm ku pedagogia Ilirjana Kuçana sipas tyre është duke u dhënë para studentëve.
Në fotografinë e publikuar shikohet ajo teksa po takon bashkëshortin e saj, Agron Xhafa.
Një një reagim për Syri.net ajo është shprehur:
“Mero baze ka bërë një shkrim sikur unë po shpërndaj lekë, ndërkohë unë kam qenë duke i marr para bashkëshortit për ti bërë një dhurat një studenti aktiv me rastin e ditëlindjes.Unë dhe bashkëshorti si kemi të ndara paratë”.
Kuçana u shpreh gjithashtu se nesër do të dorëzojë padi për shpifje.
Më poshtë keni edhe foto të tortës dhe momentin kur student Don Pjetri fik qirun.
/Ariglon Pali/Syri.net/