Tirana lëvizje në merkato, afron një mbrojtës

Pas largimeve të Dejan Blazhevskit, Shpetim Moçës dhe Safet Berishës, te Tirana kanë nisur të mendojnë edhe për përforcimet. Bardheblutë kanë “peshkuar” në Kategorinë e Parë, teksa me skuadrën është afruar mbrojtësi goleador Jurgen Goxha.

26-vjeçari do t’i nënshtrohet një prove disa ditore me skuadrën më të titulluar në vend dhe do të përpiqet të bindë trajnerin Mema për ta pasur në planet e tij.

Edhe pse roli i tij natyral është qendërmbrojtës, shtatlarti ka arritur të shënojë 7 gola në 12 ndeshje me fanellën e Erzenit. Në të kaluarën Goxha ka qenë pjesë e Ilirisë, Besëlidhjes dhe Shënkollit./ panorama sport