Kreu i PD: Nëse do të bëhen zgjedhje të lira, Rama është i rënë që sot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, deklaroi se kryeministri Edi Rama me zgjedhje të lira dhe të ndershme është i rënë sot.

Basha u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se për të realizuar zgjedhje të ndershme, opozita ka propuzuar ligje dhe jo fjalë.

Kryedemokrati tha se PD ka propozuar vettingun e politikanëve, dekriminalizim e zgjedhjeve dhe platformën antioligarkike.