Basha: Caka figurë e papërshtatshme për ministër të Jashtëm

Kreu opozitës, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh.

Basha tha se nga faktet e bëra publike, Cakaj nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?

Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post.

Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.

Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?

E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.

Ju si jurist çfarë mendimi keni?

Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për t’u bërë ministër, këtë herë është thelluar.

A është ky një vendim që vjen se Caka vjen se është shqiptar i Kosovës?

Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.