Barça jep 50 mln euro plus blerjen e bujshme për të transferuar Willian

Barcelona ka bërë një ofertë të re për mesfushorin e Chelseas, Willian.

Drejtuesit katalanas kanë ofruar 55 milionë euro për brazilianin që përflitet se do të largohet nga Londra për të provuar një aventurë të re në La Liga.

Gjigantët spanjoll janë të gatshëm t’i ofrojnë brazilianin Malcom plus miliona euro për të marrë kartonin e Willian.

Malcom i kushtoi Barcelonës 40 milionë euro, por ka dështuar të tregoj potencialin e tij në klubin katalanas dhe është duke u monitoruar nga klubet e ndryshme të Europës.