Denoncimi/ Drejtori i DSIK shkel ligjin dhe i jep çertifikatën e sigurisë Genc Cakajt në vetëm 24 orë

Koalicioni Qyetatar Për Shqipërinë ka reaguar në lidhje me dhënien e çertifikatës së sigurisë për Genc Cakaj në vetëm 24 orë.

Cakaj është propozuar nga Rama për postin e ministrit të Jashtëm, por që nuk u dekretua nga Presidenti Meta.

Reagim i Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë

Dt.10 Janar 2019, Tiranë

Kallzim për shpërdorim të rëndë detyre të Z. Dorian Tola, Drejtorin e DSIK pranë Kryeministrisë për dhënien e çertifikatës së sigurisë Z. Genc Cakaj brenda 24 orësh në kundërshtim me Ligjin.

Z. Dorian Tola , Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Kryeministrisë ka kryer VEPRËN PENALE (në rrethana rënduese) duke Cënuar Rëndë Interesat E Shtetit Dhe Sigurisë Kombëtare duke:

- i dhënë çertifikatë sigurie Gentian Cakës brenda 24 orësh nga dt 3 deri në 4 Janar 2019?

- mos i kërkuar institucioneve përkatëse të ndalohej aksesi Zv.Ministrit Genc Cakaj në dokumentat e klasifikuar nga dt. 7 Qershor 2018 deri në 3 Janar 2019.