Ndarja e Kosovës/ A është i gatshëm Fatmir Limaj të kapë pushkën? Ja përgjigja

Kreu i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.

Peka: A jeni të gatshëm për të arritur marrëveshje, duke ndryshuar hartën e Kosovës?

Limaj: Nuk jemi të gatshëm për të diskutuar këto gjë dhe askush nuk është i gatshëm në Kosovë  që të bëjë këtë gjë.

Peka: A është i gatshëm me kapë Fatmir Limaj armët për të mbrojtur Kosovën?
Limaj: Nëse sulmohet vendi im, i gjithë populli është i gatshëm për të mbrojtur Kosovën. Edhe presidenti është me uniformë ushtarake dhe ai është komandanti i përgjithshëm.

Peka: A kishit një hartë në Bruksel dhe a e hapi Mogherini këtë temë?

Limaj: Jo nuk kishte hartë në tavolinë dhe as nuk ka hapur debat njeri për kufij. Pasi të njihen dy shtetet, atëherë mund të diskutohet për kufinjtë. Dy shtete mund të diskutojnë për demilitimin e kufijve. Ne kemi detyrime përballë ndërkombëtarëve për të diskutuar.

Kosova nuk është e gatshme për të sakrifikuar veten e saj.