Limaj: Nuk kemi qenë të informuar për bisedimet Thaçi-Vuçiç

Kreu i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.

Peka: Nuk është sekret që Mogherini është shprehur se në fund vendos Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç dhe parlamenti është thjeshtë konsultues. A keni një koment pse Mogherini është kaq e dhënë pas dyshesh Thaçi-Vuçiç për këtë marrëveshje?

Ne sot jemi një ekip përcaktues e jo vetëm konsultues. Kompetencat e delegacionit të Kosovës janë miratuar me ligj. Ne informojmë kryeministrin për atë që kemi biseduar në Bruksel. Ne informojmë edhe opozitën edhe Presidentin.

Delegacioni shtetëror i Kosovës ka një mandat për të dialoguar gjithçka. Delegacioni shtetëror i Kosovës do të mbajë të informuar gjithë opinionin publik.

Ne nuk kemi qenë të informuar për negociatat dhe bisedimet se çfarë po ndodh. Ne vetëm jemi informuar nga konferencat e shtypit. Ne jemi informuar vetëm kur kemi shkuar në Bruksel dhe kemi kërkuar të gjitha dokumentet.

Ne kemi gjetur në Bruksel, tema për të cilat nuk është biseduar asnjëherë, si ajo e krimeve të luftës.

Peka: Dmth ju do të nisni gjithçka nga pika zero? Diçka që nuk ëhstë bërë për 10 vite si mund të bëhet për disa ditë

Limaj: Duhet të flasim për pjesën zyrtare. Strumbullari i problemeve Kosovës-Serbi është njohja e Kosovës. Tema kryesore është: A është e gatshme Serbia të njohë Kosovën? A janë të gatshëm partnerët për të siguruar këtë gjë.

Nëse nuk ndodhin këto gjëra, atëherë kjo nuk është arritje.