Fatmir Limaj në SYRI.net: U deshën muaj që edhe Kuvendi të bëhej pjesë e dialogut

Kreu i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Fatmir Limaj ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net.

Limaj është shprehur se janë dashur muaj debate me qëllim që Kosova të dalë me një ekip të përbashkët për dialogun me Serbinë e jo vetëm të dialogojë vetëm presidenti.

‘E vërtetë është që ka pasur një debat për normalizimin e dialogut me Serbinë.

Parlamenti i Kosovës nuk ka pasur dijeni për bisedimet me Serbinë dhe ne kemi dashur që ky institucion të bëhej pjesë.

Pas shumë bisedave e takimeve, ka qenë shumë e vështirë që të gjithë të bëhen bashkë.

Edhe në Bruksel e kemi bërë publik këtë fakt. E kemi vlerësuar gadishmërinë e shtetit të Kosovës për të bërë dialog me Serbinë’, u shpreh Fatmir Limaj përballë gazetarit Çim Peka.