Arsenali gjen zëvendësuesin e Ramsey, lojtari kontratë 3-vjeçare

Aaron Ramsey ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe pritet që në fundjavë të kryej testet mjekësore në Torino.

Uellsiani do të qëndrojë te Arsenali deri në fund të sezonit, ndërsa “Topçinjtë” kanë filluar kërkimin e zëvendësuesit të tij. Dëshira më e madhe e Emery është Ever Banega.

Mesfushori i Sevillas ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe pritet që të përfitojë 7 milionë paund për sezon në Emirates.

Banega do të firmos kontratë tre vjeçare me Arsenalin dhe ia ka bërë të ditur lajmin kryesisë së Sevillas.