Deputeti i Kosovës përshëndet vendimin e Metës për mosdekretimin e Cakës

Deputeti i Kosovës, Naser Rugova, ka përshëndetur dhe vlerësuar, vendimin e presidentit të republikës së Shqipërisë, Ilir meta, për të mosdekretuar Genti Cakën në postin e ministrit të Jashtëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rugova shkruan se vendimi i Metës ishte i matur, duke mosdekretuar një person i cili i shërben një personi aventurier.

Ja çfarë shkruan Rugova:

I nderuar z. President, Duke ju uruar shëndet dhe mbarësi juve familjarisht për këtë vit të ri, më lejoni të shprehi konsideratat e mija më të sinqerta për qëndrimet, vendimet politike por edhe vizitat e qëlluara gjithandej etnikumit shqiptar. Të jeni i sigurtë se vendimi juaj për mos dekretimin e një çuni të ri ( anonim ), për postin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, duke ditur se kush qëndron pas tij si dhe deklarimet e tij avanturiere, të dëmshme në raport me Kosovën dhe stabilitetin në rajon, ka mbështetje të gjerë te spektri politik, opinioni publik dhe qarku kulturor dhe analitik në Kosovë! Keni bërë gjënë e duhur! Të jeni të bindur për këtë! Do e keni mbështetjen tonë të gjithanshme! Me shumë respekt, Dr. Naser Rugova, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.