Surroi, Ramës: A duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës, të propozuar nga Vuçiç e mbështetur nga Thaçi

Publicisti i njohur Veton Surrooi ka replikuar ashpër me kryeministrin Edi rama, pas shpërthimit që pati ky i fundit pas mosdekretimit të Genti cakës në posti e Ministrit të jashtëm.

Përmes një statusi në Facebook, Surroi shkruan se Rama, nuk duhet të përçajë shqiptarët, por duhet të sqarojë nëse Shqipëria duhet të mbështesë apo jo propozimin e Serbisë për shkëmbim territoresh.

Ja postimi i Surroit:

Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër I ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti , atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk I përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë , përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti I vendit.