Interi po transferon yllin argjentinas për 30 milionë euro!

Neroaxurët janë të interesuar për kompletimin e transferimit të tij deri në fund të sezonit.

Siç raportojnë mediat italia, Rodrigo De Paul është në shënjestrën e Interit.

Ish futbollisti i Valencias po shkëlqen me fanelën e Udineses dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve Europian.

Interi është treguar si klubi më serioz dhe dëshirojnë që transferimi të kompletohet këtë muaj.

Udinese vështirë se do ta refuzojnë ofertën e Interit, e cila pritet të jetë rreth 25-30 milionë euro.