Rama hap thesin për Pandeli Majkon, i jep '700 milionë' për një aktivitet!

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është marrë edhe një vendim, për akordimin e një fondi prej gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind lekësh të reja, për ministrinë e Diasporës që drejtohet nga i ashtuquajturi, “rebeli” Pandali Majko.

Bëhet fjalë për një fond të majmë me rastin e Samit të Dytë të Diasporës, i cili do të zhvillohet në datat 28 shkurt deri më 2 mars të këtij viti. Sipas kësaj VKM-je, paratë do të sigurohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ndërkohë që Samiti i Parë i zhvilluar vitin e shkuar, përveç spektaklit dhe përçarjes së faktorëve të diasporës shqiptare nuk prodhoi asnjë gjë tjetër, duket se edhe ky i Dyti, do të shërbejë sërish si një tollovi nacionaliste në këto kohë të vështira të qeverisjes Rama.